Polonia ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore për të tretën ditë radhazi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 658 raste të reja.
Më shumë se 200 raste të reja u regjistruan në rajonin e Silesia, që shtrihet në pjesën jugore të vendit. Gjatë 24 orëve në Poloni u regjistruan edhe pesë viktima.
Deri më tani, Polonia ka regjistruar 46,346 të infektuar me koronavirus dhe 1,721 persona viktima./abcnews.al