Presidenti polak Andrzej Duda e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me pushtimin e Polonisë në vitin 1939 nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik.
Ai tha se historia e Polonisë qëndron si një shembull i luftës për liri, të cilën persekutimi nuk mund ta kapërcejë.
Duda tha se Rusia atëherë, dhe tani, kishte “ëndrra të çmendura për të dominuar të tjerët”, por ato ditë kanë kaluar dhe nuk mund të kthehen më.