Polonia rreshton flotën ajrore kundër rusëve/ Meçollari: Ekziston kërcënimi! Goxhaj: I vetmi vend që hyjnë armatimet drejt Ukrainës

schedule21:38 - 3 Qershor, 2024

schedule 21:38 - 3 Qershor, 2024

Polonia ka rritur investimet për të shtuar sigurinë në kufirin e saj me Rusinë, por edhe me aleatin rus me Bjellorusinë.

Kapiten Artur Meçollari gjatë intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News foli në lidhje me rritjen e sigurisë së Polonisë dhe luftën në Ukrainë.

“Rritja e buxhetit të mbrojtjes së Rusisë tregon anën e dobët të saj. Ka zëra që Europa po kërkon të armatoset në mënyrë graduale sepse rreziku nuk është imediat. Në lidhje me stërvitjen dhe sulmin rus, mund të them që është shumë e interesuar të jetë e përfshijë Bjellorusinë në luftë”, tha kapiten Artur Meçollari.

Pjesë nga biseda në studio:

Koloneli Arben Çuko u shpreh: “Ka akoma zëra që thonë nuk ka rrezik për Europën, po Ukrainë çfarë është? Ne konfliktin e kemi këtu dhe për luftën e sotme moderne dhe ne në Shqipëri nuk jemi larg. Është ravijëzuar. Ne e kemi humbur komplet frymë që duhet t’i shërbejmë Atdheut. Ka ardhur koha për të futur shërbimin e detyruar ushtarak.

Kapiten Artur Meçollari: Të gjitha vendet Europiane kanë interes që të humbasë Rusia. Ekziston kërcënimi rus, por nuk është imediat.

Kapiten Dritan Goxhaj: Polonia është vendi që hyjnë armatimet drejt Ukrainës, sepse nuk kanë vend tjetër nga hyjnë. Vendosmëria e Sllovakisë dhe Hungarisë ka bërë që kjo të kanalizohet vetëm në një drejtim dhe kjo i ka thjeshtësuar mundësisë Rusisë ku përqendron të gjithë forcën e saj për të goditur. Pra problemi është se a do të hapen rrugë të reja apo jo? Po diskutohet me Moldavinë që të bëhet Moldavia si bazë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!