Polonia ka raportuar rastin e parë me variantin Omicron, sipas autoriteteve. Personi i infektuar është një grua 30-vjeçare nga Lesoto, e cila ndodhet tashmë në izolim.
Vendi raportoi 22,097 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së shëndetësisë, 20% më pak nga 27,459 një javë më parë. Rastet kanë filluar të shënojnë rënie pasi shkalla ditore e rasteve në vend u ul në 25,000 në ditë në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, por numri i viktimave mbetet i lartë.
Polonia regjistroi 592 raste të mërkurën, 6% më shumë nga 561 javën e kaluar.
/abcnews.al