Qeveria polake planifikon të krijojë një fond prej 8 miliardë zloty (1.75 miliardë dollarë) për të ndihmuar refugjatët e luftës nga Ukraina, sipas një zyrtari qeveritar të hënën, shkruan The Guardian
Sipas OKB-së ,më shumë se 1.5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt. Më shumë se 1 milion kanë kaluar kufirin për në Poloni.
Qeveria do të prezantojë një projekt-ligj të hënën mbi një paketë ndihme për të ndihmuar refugjatët, së bashku me masat që i lejojnë ata të punojnë ligjërisht dhe të kenë akses në kujdesin shëndetësor publik dhe ndihmën sociale në Poloni.
“Supozimi ynë fillestar është se miratimi i fondit prej 8 miliardë zloty. Kjo do të financojë furnizimet dhe strehimin që janë më urgjente por edhe aksesin në tregun e punës, përfitimet sociale dhe arsimin,” tha ministri Lukasz Schreiber.
Projektligji, i cili gjithashtu do të sigurojë një përfitim prej 300 zloty(65 dollarë) për çdo refugjat dhe ndihmë financiare për polakët që presin ukrainasit, u miratua nga parlamenti të martën në një procedurë të shpejtë.
/abcnews.al