Polonia pranon ofertën e Gjermanisë për shtim të sigurisë, instalon sisteme ajrore mbrojtëse “Patriot”

schedule08:38 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 08:38 - 7 Dhjetor, 2022

Polonia pritet të instalojë sistemet mbrojtëse ajrore Patriot.

Ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha në Twitter se vendi i tij ka pranuar ofertën e Gjermanisë, e cila disa javë më parë i ofroi Varshavës sisteme mbrojtëse ajrore Patriot, pas rënies së një rakete në kufirin e Polonisë me Ukrainës, ku humbën jetën dy civilë.

Fillimisht Varshava kishte refuzuar ofertën, duke thënë se do të ishte më mirë që sistemet mbrojtëse të instaloheshin në Ukrainë, shkruan Sky News.

Por, pas diskutimeve intensive me Gjermaninë zyrtarët polakë vendosën të pranonin ofertën për shtim të mbrojtjes ajrore./abcnews.al/