Polonia po ndjek me ankth zhvillimet në Rusi

schedule09:55 - 24 Qershor, 2023

schedule 09:55 - 24 Qershor, 2023

Presidenti i Polonisë Andrei Duda ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit të ndodhura në Rusi. Duda përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se në lidhje me këtë situatë është konsultuar me kryeministrin dhe ministrinë e mbrojtjes.

Sipas tij Varshava po e monitoron me vëmendje atë që po ndodh në Rusi.

 “Sa i përket situatës në Rusi, këtë mëngjes kemi zhvilluar konsultime me kryeministrin dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe me aleatët. Zhvillimi i ngjarjeve përtej kufirit tonë lindor po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme”, shkruan Andrei Duda në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!