Kryeministri i Polonisë e ka quajtur projektin prej 2.5 miliardë dollarësh të vendit për të forcuar kufijtë e tij lindorë, më të madhin e këtij lloji në Evropë që nga viti 1945.
Në një vizitë për të parë përparimin e të ashtuquajturës Mburoja e Lindjes, Donald Tusk tha se kishte “kilometra” instalime “mbresëlënëse”, shpesh të padukshme me sy të lirë, shkruan Sky News.
Bëhet e ditur se Mburoja e Lindjes është një nismë e mbrojtjes kombëtare e nisur nga qeveria për të forcuar kufijtë kryesisht me aleatin rus, Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit.
Ata janë gjithashtu kufijtë e jashtëm më lindorë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Ky është ende projekti më i madh i këtij lloji në historinë e Evropës pas vitit 1945”, tha kryeministri.
“Gjithçka që ne po bëjmë këtu – dhe do ta bëjmë gjithashtu këtë në kufirin me Bjellorusinë dhe Ukrainën – është për të penguar dhe dekurajuar një agresor të mundshëm, prandaj është me të vërtetë një investim në paqe”, vazhdoi Tusk.
Mirëpo, ai nuk dha detaje mbi planet e tij për përforcimin e kufirit me Ukrainën./abcnews.al