Polonia: Lufta në Ukrainë mund të çojë në migrimin masiv të afrikanëve në Europë

schedule14:52 - 24 Maj, 2022

schedule 14:52 - 24 Maj, 2022

Presidenti i Polonisë ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të shkaktojë mungesa të ushqimeve në Afrikën e Veriut, që nga ana tjetër do të çojë në migrim masiv në Europë, shkruan BBC.

“Nëse AfrikA e Veriut vuan nga kriza ushqimore, si Spanja ashtu edhe e gjithë Europa Jugore do të vuajnë nga kriza e emigracionit,” tha Andrzej Duda në një samit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Sot ne duhet të fokusohemi që Ukraina të jetë në gjendje të eksportojë grurin e saj,” theksoi presidenti polak.

/abcnews.al