Polonia do të negociojë për blerjen e helikopterëve AW101

schedule20:42 - 10 Gusht, 2023

schedule 20:42 - 10 Gusht, 2023

Varshava po kërkon të negociojë për blerjen e 22 helikopterëve AW101 si pjesë e planeve për të modernizuar forcat e saj të armatosura.

Vendi ka kërkuar të forcojë mbrojtjen e tij për shkak të luftës në Ukrainën fqinje dhe planifikon të shpenzojë rreth 4% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje këtë vit, shkruan Sky News.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë tha se ata po përpiqen të blejnë helikopterët nga PZL-Swidnik, njësia polake e grupit të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të kontrolluar nga shteti italian Leonardo.

“Një tjetër lajm i mirë për Forcat e Sulmit Ajror,” u shpreh ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

“Sot dërguam një ftesë për negociata për dorëzimin e 22 helikopterëve me shumë role AW101, të cilët së shpejti do të zëvendësojnë modelet post-sovjetike”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!