Polonia dërgon trupa në Finlandë për të mbrojtur kufirin me Rusinë

schedule10:14 - 29 Nëntor, 2023

schedule 10:14 - 29 Nëntor, 2023

Polonia do të dërgojë trupa në Finlandë për të mbrojtur kufirin me Rusinë, njoftoi Jacek Sieëiera, kreu i Byrosë Polake të Sigurisë Kombëtare.

“Ka një kërkesë zyrtare nga aleatët për të ofruar mbështetje përpara se të ndodhë një sulm hibrid në kufirin finlandez.

Polonia synon t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së aleatit dhe partnerëve tanë të NATO-s në BE. Një grup këshilltarësh ushtarakë do të japin informacion në vend për çështjet e sigurisë kufitare, duke përfshirë edhe nivelin operacional”, tha Seëiera.

Finlanda vendosi të mbyllë pikat kufitare me Rusinë për shkak të fluksit të shtuar të emigrantëve, teksa autoritetet vendase akuzojnë Kremlinin se po i mbështet ata për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Ndërkohë që Kremlini e cilësoi irracional vendimin e Finlandës për mbylljen e kufijve. Ditën e djeshme, Finlanda tha se kishte vendosur të mbyllte të gjitha pikat kufitare me Rusinë.

Vendimi për mbylljene  kufirit lindor do të hyjë në fuqi të enjten dhe do të jetë në fuqi deri më 13 dhjetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!