Polonia ‘blindon’ kufirin me Sllovakinë, vendos masa shtesë për të parandaluar emigrantët e paligjshëm

schedule08:04 - 26 Shtator, 2023

schedule 08:04 - 26 Shtator, 2023

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve. Partia nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi e ka kthyer emigracionin në një çështje qendrore në fushatën për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe ka përfshirë pyetje mbi këtë temë në një referendum që do të zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet.

“Unë udhëzova ministrin e brendshëm që të vendosë masa kontrolli për… furgona, makina, autobusë ku ka dyshime se ka emigrantë të paligjshëm,” tha kryeministri Mateusz Moraëiecki në një tubim elektoral.

Sllovakia po përballet me një rritje të emigrantëve të paligjshëm. Numri i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Sllovaki është rritur nëntëfish nga një vit më parë në më shumë se 27,000 deri më tani këtë vit, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

Ai reagoi gjithashtu ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili të shtunën i bëri thirrje qeverisë polake të japë sqarime për akuzat lidhur me një skemë për pagesa për dhënie vizash për emigrantët, që ka tronditur politikën polake.

“Do të ishte më mirë që të informoheshe për situatën aktuale dhe të mos ndërhysh në punët e Polonisë,” tha ai, duke iu drejtuar Scholz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!