Skënderbeu luan të shtunën kundër Luftëtarit dhe synon të marrë pikët e plota. Korccarët nuk do të kenë në këtë ndeshje një lojtar të rëndësishëm në mbrojtje. Artim Pollozhani u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Vllazninë.
Për të ishte i katërti dhe kështu duhet të shlyejë pezullimin në sfidën me gjirokastritët. Trajneri Ilir Daja duhet të zgjedhë partnerin e Turtullit në mbrojtje. Ky i fundi duhet të tregojë kujdes ndaj Luftëtarit, pasi një karton i verdhë i duhet për të humbur ndeshjen me Kukësin.
Vitija dhe Pëllumbi janë alternativat për qendrën e mbrojtjes për Dajën, i cili ka edhe një tjetër shqetësim. Kapiteni Gjergji Muzaka ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. 35-vjeçari u dëmtua në ndeshjen me Tiranën dhe nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në kampionat. /abcnews.al