Pollo: Nëse paketa anti-shpifje kalon siç është, do të anulohet

schedule22:26 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 22:26 - 24 Dhjetor, 2020

Paketa Anti-shpifje ishte fokusi këtë të enjte në emisionin “As Pro as Kundër” me Robert Aliaj, ku të ftuar ishin Genc Pollo, Myslim  Murrizi, Mentor Nazarko, Koloreto Cukali, Adrian Thano dhe Dorian Matlija.

Lexo edhe: Paketa anti-shpifje, Murrizi në ABC: Çfarë ndodh me pushtetet që delirojnë e vënë dorë mbi mediat

Politikani Genc Pollo tha se nëse paketa Anti-shpifje do të miratohet siç është, sipas tij do të jetë një nga gjërat e para që do të  anulohet.

“Nëse ky ligj do të miratohet siç është do të jetë një nga gjërat e para që do të anulohet. Nëse Ligji i Arsimit të Lartë është gjithashtu abuziv, ka një angazhim për ta anuluar atë.

Debati nuk mbaron këtu sepse edhe me një rotacion pushteti , problemet e medias në një mënyrë apo në një tjetër do të vazhdojnë.

Por një ligj që t’i gjobisë mediat imediatisht këtë ne nuk e kemi pasur në larg legjislativi. Ndaj edhe interesi i madh i publikuat pati ndërkombëtarizim të çështjes”, tha Pollo.

Gjatë bisedës në studio avokati dhe aktivisti, Dorian Matlija deklaroi se kryeministri Edi Rama, hera-herës ka tentuar të kufizojë lirinë e shprehjes.

Po ashtu Matlija tha se është arritur deri atje sa janë shpikur instrumente për t’i mbyllur gojën edhe portaleve më një peshë më të vogël.

“Është thjesht një armë më shumë për të goditur mediet. I ka sharë, ka tentuar t’i blejë. Ai është vazhdimisht duke shpikur instrumente se si ta kufizojë lirinë e shprehjes. Ai po godet edhe portalet e vogla me gjoba për t’i mbyllur gojën”, u shpreh ai.

Sakaq Mentor Nazarko shtoi: “Unë shoh problematike mënyrën se si qeveria ka vepruar për të miratuar një ligj, por që nevojitet një kontroll, kjo është e dukshme”.

Për deputetin Myslim Murrizi, kryeministri Rama kërkon që t’i japë atributin e Gjykatës së Shkallës së parë, AMA-s.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!