Politologu Nexhmedin Spahiu: Një çrregullim në veri mund t’i kushtonte Kosovës së tepërmi

schedule12:28 - 1 Nëntor, 2022

schedule 12:28 - 1 Nëntor, 2022

Politologu i njohur Nexhmedin Spahiu është shprehur në një lidhje direkte me studion e ABC Live se një çrregullim në veri mund ti kushtonte Kosovës së tepërmi. I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri mbi çështjen e targave, Spahiu u përgjigj që “sigurisht që për Serbinë është një veprim antiligjor, i paligjshëm, por për SHBA është një veprim i pakoordinuar me to.

Një vendim për tu implementuar kërkon fuqinë diku, dhe Albin Kurti mendon që e ka, ndërsa aleatët mendojnë se nuk e ka. Mbetet për tu parë nëse do të funksionojë’.

Për politologun Nexhmedin Spahiu, gjoba nuk mund të implementohet, makinat dhe shoferët nuk mund ta regjistrojnë makinën, ndërkohë që serbët në veri të Kosovës nuk i kanë regjistruar fare makinat në Kosovë’. Problematika mund të shfaqet vetëm disa muaj më vonë, kur të fillojë dhe faza e konfiskimit, dhe sigurisht edhe kjo çështje mbetet për tu parë, por sipas tij një çrregullim në veri mund ti kushtonte Kosovës së tepërmi.

Nga ana tjetër, politologu Nexhmedin Spahiu vlerësoi që përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën, atëherë konflikti është i hapur, sidomos kur presidenti serb Vuçiç ka organizuar banda në veri të Kosovës, të cilat angazhohen në një moment të caktuar. Kështu, sipas tij, disa serbë që kanë arritur ti regjistrojnë makinat me targat e reja, iu janë djegur automjetet, dhe qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ti mbrojtur apo për ti konfiskuar.

Sipas tij, qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për të eliminuar bandat në veri të Kosovës, prandaj amerikanët kanë kërkuar që të shtyhet kjo, përderisa qeveria e Kosovës nuk është në gjendje me mbrojtur aleatët e saj.

Spahiu përmendi dhe një incident të fundit të ndodhur gjatë një ndeshje basketbolli në Gjakovë, ku është fërshëllyer himni i Kosovës. Sipas tij ‘qeveria e Kosovës nuk mund ti imponojë të tjerëve simbolet e Kosovës, ndërkohë që vetë nuk i respekton’, tha Spahiu.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!