Në emisionin “360 gradë” në ABC News politologu Koço Danaj u shpreh kombi shqiptar është një hap përpara politikës shqiptare, duke theksuar se klasa politike duhet të jetë më e angazhuar për të ecur përpara jo vetëm në Ballkan.
“Në trojet shqiptare populli, kombi shqiptar është një hap para politikës shqiptare. Kombi shqiptar në mënyrë instiktive duke u ndjerë një komb me këtë qarkullim të lirë po bashkohet shumë më shpejt se politika e tij. Klasa politike e këtij është shumë larg dhe nuk ecën me hapin apo ritmin e kërkesave të partnerëve tanë. Është një klasë politike që duhet ti parashtrojë këtyre aleatëve tanë të mëdhenj dhe t’i tregojë që është e angazhuar për problemet që ka gjeopolitika jo vetëm në Ballkan”, tha politologu Koço Danaj.
Nga ana e tij polemisti, Laert Vasili tashmë politika shqiptare ka pasur gjithmonë një qëllim shkatërrues.
“Ne duhet të ndajmë nëse do të flasim për historinë e shqiptarëve apo të arbërorëve. Tani jemi në çastin që mund të flasim për një rizgjim kombëtar. Rinia shqiptare nuk meriton këtë gjendje që është lënë sot. Politika shqiptare gjithmonë do të ketë qëllim shkatërrues”, tha ndër të tjera Laert Vasili.
/abcnews.al/



