Ja pra që sporti nuk mund të ndahet nga politika. Kjo u kujtua kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, shfrytëzoi imazhin e madh të trajnerit të kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkoviç, gjatë mitingut kundër opozitës në Nish.
Stojkoviç, I njohur dikur me nofkën “Piksi”, siç quhej në dikur Jugosllavi miu Xherri, në filmat multiplikativë “Tomi e Xherri”, ishte I pranishëm në miting, si mbështetës I presidentit, I cili I kujtoi edhe ndeshjen me Shqipërinë.
“Pak më parë pashë që këtu me ne është trajneri i kombëtares, Dragan Stojkoviç Piksi, legjendën e madhe të Nishit. Ju lutem një brohoritje të fortë për të. Ai nuk u fsheh siç bënë shumë të tjerë, dhe erdhi të jetë sonte me ju. Piksi, në qershor apo në korrik luani kundër Shqipërisë. Shkoni atje dhe mundini ata”.
Kaq u desh që të nisnin polemikat, dhe sulmet sidomos nga opozita.
Revista e njohur “Vreme”, e themeluar nga avokati I ndjerë Srgjan Popoviç, I kujtoi trajnerit të kombëtares se tri dekada më parë mbështeti Sllobodan Millosheviçin.
“Piksi nuk e ka për herë të parë, – shkruajti “Vreme” në një koment editorial, – si e mbështeti Millosheviçin?!”
Dy vjet më parë, Stojkoviç mbështeti Vucicin në zgjedhjet e 2023-it, dhe portali “Direktno” ribotoi arikullin e gazetës javore “Tempo”, me titull “bëj tifo për Sllobodan Millosheviçin”.
Ish-ylli I madh I futbollit jugosllav deklaronte në vitet 90-të se e vlerësonte Millosheviçin sepse sipas tij ishte moralisht I pastër, nuk kishte as shtëpi pushimi, as vilë dhe këtë kombi e vlerësonte.
Në mars të këtij viti, Stojkoviç u pyet nga një gazetar se çfarë qendrimi kishte për protestat që kishin përfshirë vendin prej muajsh.
Përgjigja e selektorit ishte heshtja dhe shkruajtja disi nervoze me stilolaps në bllokun e tij të shënimeve.
Çfarë ndikimi mund të ketë deklarata e Vucicit në ndeshjen e Tiranës në 7 mars?
Në mungesë të tifozëve serbë, ky mund të jetë një shkak për reagim të tifozëve vendas në “Arenën Kombëtare”.
Vlen të kujtohet edhe reagimi I trajnerit Stojkoviç pasi Serbia I tij I shënoi Zvicrës në Kupën e Botës në Katar, ndërsa në ekipin kundërshtar ishin lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Piksi lëshoi një të sharë për nënat shqiptare, që nuk mund të shkruhet, edhe pse u përqafua me Xhakën në Beograd pas ndeshjes së Ligës së Kombeve vitin e kaluar.