Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ftuar në Radar në ABC këtë të hënë është shprehur se përplasjet e fundit mes ministrisë së Diasporës dhe KQZ-së janë të pakuptimta.
Haçkaj në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu, ka theksuar se vota e diasporës është shumë e rëndësishme dhe shpreson se pas 30 vitesh politika më në fund duket se po jep një dritë jeshile në lidhje me këtë çështje.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që diaspora të mos privohet vetëm në regjistrimin përmes e-Albania por të ketë dhe një formular online plotësimi i cili më pas duhet të kalojë në KQZ.
“Kemi 30 vite politike dhe premtime pa fund. Kemi një zhurmë pa përmbajtje mes KQZ-së dhe ministrit të Diasporës Majko. Po punohet dhe pse ka filluar vonë puna, Majko para disa muajsh tha se tashmë një gjë e tillë i takon KQZ-së ne si lëvizje kemi zgjedhur një qasje konstruktive dhe kemi thënë që ai që është i regjistruar le të vijoj me proceduarat dhe ai që nuk është i regjistruar të ketë mundësinë për të plotësuar një formular i cili sërish të kalojë në KQZ.
Mbivendosja e adresës është një tjetër problematikë në të gjithë këtë proces.
E rëndësishme për ne është pjesëmarrja e diasporës. Ne kemi kërkuar që të jemi pjesë e procesit të votimit dhe të numërimit dhe numërimi le të bëhet në KQZ. I them Majkos dhje Celibashit që të mos zihen por të sigurojnë mënyrën se si do të votohet. Patjetër që do të ketë shumë gjëra që do të bëhen siç duhet por është e rëndësishme që të nisë një
Unë nëse do të isha jashtë do të regjistrohesha në e-Albania dhe të më sillnin fletën e votimit gjithashtu një tjetër merak është te politizimi i postës, ndaj ne më mirë mendojmë që të ishte një postë e huaj që të merrej me një proces të tillë. Dokumenti që po punon KQZ-ja sot është hartuar nga ne dhe nga katër grupe të tjera të punës së diasporës”, ka thënë ai./abcnews.al