Politikani konservator në Gjermani: Kriminelët sirianë dhe afganë do të dëbohen

schedule23:22 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 23:22 - 30 Dhjetor, 2024

Friedrich Merz, politikani konservator gjerman që kryeson sondazhet për kancelar përpara zgjedhjeve të shkurtit, bëri thirrje që emigrantët sirianë dhe afganë të shpallur fajtorë për krime të riatdhesohen.

Merz, kandidat për kancelar për aleancën CDU/CSU, pranoi se situata në Siri është e paqëndrueshme.

“Por, ne në CDU/CSU kemi qenë prej kohësh të mendimit se njerëzit mund dhe duhet në parim të dëbohen në Afganistan dhe Siri. Ne do ta bëjmë këtë”, theksoi ai.

Tani duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe se kujt duhet t’i lejohet të hyjë në Evropë nga Siria.

”Sidoqoftë, nuk do të doja të shihja anëtarë të milicive të al-Asadit që kryen krime të rënda në Siri këtu në Gjermani”, theksoi ai.

”Mesazhi i qartë duhet të jetë: ne do t’ju kthejmë menjëherë në kufij”, tha Merz, duke bërë thirrje për koordinim për këtë çështje me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Sipas autoriteteve, rreth 975 000 sirianë jetojnë aktualisht në Gjermani, shumica e të cilëve kanë ardhur që nga viti 2015.

Më shumë se 300 000 prej tyre kanë një nivel më të ulët të statusit të mbrojtjes dhe nuk u pranuan për arsye të persekutimit individual.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!