Një numër i politikanëve gjermanë i kanë shkruar Ministrit të Brendshëm Horst Seehofer duke i kërkuar përfundimin e kontrolleve kufitare në vend për shkak të pandemisë, sipas mediave gjermane.
Në një deklaratë të përbashkët, 12 anëtarë të Parlamenteve gjermanë dhe europianë bënë thirrje për rihapjen e shpejtë të vendkalimeve kufitare, siç raportohet nga Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND). “Pas më shumë se shtatë javësh, duhet të ketë një fund të gardheve me gjemba dhe telave në zemrën e Europës”, thuhet në deklaratë.
Politikanët duan që masat e urgjencës të hiqen të paktën deri më 15 maj.
Në fillim të kësaj jave Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn i shkruajti gjithashtu Seehofer për të shprehur pakënaqësinë e tij për kufizimet.
“Mbyllja dhe kontrollet e kufijve po shkaktojnë pakënaqësi në rritje të popullatës në të dy anët e kufirit dhe rrezikojnë të dëmtojnë përgjithmonë bashkëjetesën ndërkufitare,” paralajmëroi Asselborn./abcnews.al