Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha. Gazetari Mahmutaj deklaroi se kreu i PD, ka treguar që është një politikan pa vizion dhe pa asnjë ide dhe se është përgjegjës për degradimin e opozitës.
Gjatë kësaj intervistës, gazetari Mahmutaj, shtoi se ish-kryeministri Berisha ka qenë një shkelës kronik i Kushtetutës.
“Berisha është nga ata politikanë pa vizion pa asnjë ide. Mënyra e bërjes së opozitës së Berishës është vetëm pas gjerave të ditës, duke mos pasur asnjë ide dhe nis e ngre stuhinë në gotën e ujit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë ankimimin e zotit Veliaj dhe nuk po flasim të kemi anulim të dekretit. Logjika të çon që dekreti i Presidentit është tjetër. Por Berishës i pëlqen të bëjë cunamin në gotën e ujit. Berisha nuk duhet të bëjë veprime që dëmtojnë opozitën shqiptare sepse vetë atë e ka marrë lumi me kohë. Berisha gjithmonë ka qenë ‘maliqi që qëndronte mbi çdo lloj ligji’. Kushtetutën shqiptare e ka shkelur disa herë. Berishës kur nuk u shkojnë përshtat vendimet e gjykatësve, janë bijtë e komunistëve. Për të cilido njeri që i ka prerë rrugën e tij është një kriminel, ndërsa cilido njeri që e ka përkrahur është një hero. Ai tejkalon të gjitha normat morale të një politikani”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/

