“Politikan me stomak”, çfarë mendon artisti Vladimir Myrtezai për Edi Ramën?

schedule21:23 - 26 Janar, 2021

schedule 21:23 - 26 Janar, 2021

Të jesh njëkohësisht politikan por edhe artist, por në përgjithësi bashkëjetesa e politikës me profesionin paraardhës të politikanit, është temë e zjarrtë në Shqipëri, sidomos 8 vitet e fundit me një politikan piktor në krye të qeverisë.

Piktori dhe pedagogu, Vladimir Myrtezai deklaron se Edi Rama është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

“Edi Rama për mendimin tim është një zë përmbysës për vitet ‘90, është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti. Dhe nuk ma merr mëndja se është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

Është një politikan me stomak, me një historik atipik, por të suksesshëm. Unë i besoj kësaj lloj natyre, sepse pavarësisht se është artist jemi me fat që kemi në krye të qeverisë një njeri me shije,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al