Politika “zero Covid” shkakton kaos në Shangai: Banorë të izoluar, kafshët e të infektuarve vriten

schedule17:45 - 12 Prill, 2022

schedule 17:45 - 12 Prill, 2022

Në Shangai po mbizotërojnë skena kaosi pas vendosjes së një shtetrrethimi të ashpër nga qeveria qendrore e Xi Jinping. Masat janë vendosur si pjesë e politikës së tyre “zero Covid”. Indinjata e 26 milionë banorëve të metropolit është e madhe, ndërsa videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë pamje shumë të ashpra.

Në veçanti, një video tregon një burrë i veshur me një uniformë mbrojtëse për koronavirusin që hyn në konflikt dhe godet një grua.

Dy videot e tjera tregojnë gjithashtu punonjës të veshur me kostume mbrojtëse duke “sekuestruar” kafshë, pronarët e të cilave kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, për t’i vrarë. Ndërsa, në video të tjera shfaqen skena nga qendrat e karantinës.

Shumë banorë janë mbyllur në shtëpitë e tyre prej tre javësh, pasi bllokimi siguron izolim të rreptë dhe teste masive të koronavirusit. Ata e përshkruajnë situatën si të dëshpëruar, pasi nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre dhe as të marrin ushqime dhe nevoja elementare. /abcnews.al/