Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Politika uron besimtarët myslimanë/ Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar

schedule11:15 - 30 Mars, 2025

schedule 11:15 - 30 Mars, 2025

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Përmes një deklaratë për mediet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, kreu i Shtetit apeloi të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar.

“Dita e sotme është një ditë mirësie dhe solidaritet. Gëzuar Fitër Bajramin, qoftë kjo ditë e shënuar, një ditë solidariteti dhe një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e Kuranit dhe të urtit profetit Muhamed le të shërbejnë për çdo shqiptar si shembull frymëzimi në jetën e përditshme. Ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, të ndihmojmë të pamundurit dhe të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë fetare të dialogut ndër fetar dhe të interesit kombëtar”,   tha ai. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!