Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Politika shqiptare uron Kurtin/ “Mandati i dhënë nga populli, përgjegjësi për Kosovën”

schedule13:07 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 13:07 - 29 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shqiptare, uron që ky mandat i konfirmuar nga populli i Kosovës për Kurtin të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhëniet vëllazërore mes Tiranës dhe Prishtinës.

Edhe presidenti Bajram Begaj i ka përcjellë një mesazh qytetarëve të Kosovës.

“Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane.” – shkruan presidenti i Shqiperisë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!