Politika shqiptare uron Kosovën për krijimin e ushtrisë

schedule12:14 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 12:14 - 14 Dhjetor, 2018

Shenjë se Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Të tillë e komenton kreu i shtetit shtiptar Ilir Meta vendimin historik të Kosovës për krijimin e Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook presidenti Meta gjen frymën euro-atlantike në themel të këtij ndryshimi historik.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur urimet e tij ndaj shtetit të Kosovës duke shpërndarë në rrjetin social facebook një fotografi të kreut të shtetit Kosovar Hashim Thaçi.

Urime Kosovës për Ushtrinë i shprehu edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili e quan ngritjen e Ushtrisë së Kosovës si ngjarjen e dytë të përmasave kombëtare dhe historike pas shpalljes së pavarësisë.  Me këtë votim – vijon Basha – Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe dhe kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!