“Politika populiste e Kurtit ka penguar Kosovën”/ Arifi: Procesi i Berlinit ka formësuar një mentalitet më europian të Ballkanit Perëndimor!

schedule13:30 - 14 Tetor, 2024

schedule 13:30 - 14 Tetor, 2024

Dritero Arifi profesor i shkencave politike në Kosovë në “Tirana Live” në ABC News, foli për takimin në procesin e Berlinin që po mbahet në këtë të hënë në Berlin. Gjithashtu gjatë intervistës, Arifi u ndal edhe tek marrëdhëniet mes vendeve, përkatësisht te dialogu Kosovë-Serbi.

Referuar procesit të Berlinit tha se  pa bashkëpunim vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të fuqizohen.

“Çdo iniciativë e formatit të tillë që ka të bëjë me procesin e Berlinin ka qenë e mirë. Pas 10 vitesh po vërehet që ka marrë një formësim të rëndësishëm dhe shtetet janë pajtuar që të lëviznin bashkë në ekonomi dhe duke bërë edhe ndryshime politike. Pasi e kanë kuptuar që pa bashkëpunim nuk mund të përparojë. Pra ka bërë që ekonomia e Ballkanit të lëvizë në një mënyrë të përshpejtuar. Ky proces ka formësuar një mentalitet më europian të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek qeverisja e Kurti në Kosovë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Marrëveshjen që nënshkruhen në kuadër të Procesit të Berlinit janë obligative. Vetëm Bosnjë Hercegovina nuk ka ratifikuar ende lëvizjen me letërnjoftim, ndërsa Kurti njoftoi se Kosova do t’i lejojë. Por mund të themi që edhe Kosova ka humbur kohë kot, por tanimë ka edhe një përfitim pasi sot në procesin e Berlinit Kosova ka qenë e barabartë. Ne kemi përfituar shumë. Kosova ende është peng i politikave të ngurta që nuk çojnë në një rezultat. Pa një koordinim të theksuar mes partnerëve Kosova e ka të pamundur të lëvizë edhe jashtë Tiranës…Kosova për shkak të politikave populiste dhe votave ka bërë disa hapa mbrapa. Pa koordinimin me ndërkombëtarët nuk arrin askund. Politika duhet të jetë më gjakftohtë dhe më racionale. Shumica e njerëzve kanë pritur nga qeveria Kurti një qeveri më të zhdërvjellë, diplomacia e Kosovës nuk i ka instrumentet e fuqishme dhe e ka të pamundur të implementojë diçka në mënyrë unilaterale”, tha ndër të tjera.

Më tej shtoi se strategjikisht nuk është lëvizur në formën e duhur. Sa i përket deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ai tha se ka një ndryshim të politikës se BE

“Shoh një ndryshim të politikës të BE, edhe kjo është pozitive që ka të bëjë më integrimin sa më shpejt të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.  Qeveria maqedonase është penalizuar edhe për shkak të qasjes së qeverisë së re. Po ashtu qeveria e Kosovës ka obligim të zbatojë marrëveshjet. Vendimet unilaterale nëse ka konsesus brenda BE dhe Kosovës, nuk duhet ta lidhim fatin tonë me një shtet si Serbia. Serbia është anëtare e shumë mekanizmave rajonal dhe ndërkombëtar që Kosova nuk është. Dhe për këtë qeveria e Kosovës mund të mësojë shumë nga gabimet që ka bërë dhe shpresojmë që hapat e radhës të jenë edhe me seriozë. Kosova duhet të ndryshojë për shkak të politikës ndërkontinentale”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!