Shqipëria mposhti Hungarinë në “Elbasan Arena” falë golit të Armando Brojës. Reagimet nga politika ishin të shumta duke përgëzuar kombëtaren për triumfin që theu edhe tabunë, pasi u shënua fitorja e parë kundër Hungarinë.
“Një fitore e shumëpritur, që rikthen ëndrrën e madhe! Urime kuqezinjve” shkruan Ilir Meta. Kryeministri Rama ka postuar foton e heroit me flamurin dhe një zemër kuqezi, shoqëruar me renditjen e grupit, ku Shqipëria është në vendin e dytë pas Anglisë.