Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Politika në Kosovë ‘i turret’ Diasporës/ Ukshini: Opozita nuk ka arritur të krijojë një narrativë të besueshme

schedule17:26 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 17:26 - 1 Dhjetor, 2025

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri Syle Ukshini komentoi për ‘Ballkan Update’ atmosferën politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Ukshini tha se opozita nuk ka arritur të krijojë një narrativë të besueshme dhe pse vendimet e Gjykatës Kushteteuse kanë qenë në favor të saj. Më tej, Ukshini tha se betejën politike do ta fitojë ai që di të artikulojë dhe të ndërtojë një komunikim me qytetarët.

“Historikisht Shqipëria dhe Kosova ka një relacion të veçantë për Diasporën, Diaspora ka qenë katalizator për proceset shtetformuese. Janë krenari jonë dhe gjysma jonë, ata janë imazhi i Kosovës. Është artificiale që të krijohet një mur mes nesh dhe Diasporës. Në vitet 90, dominancën e ka pasur në Diasporë LDK dhe më vonë kaloi tek PDK e më pas tek Vetëvendosje. Së fundmi ka një tentativë të PDK të ketë tendencë marrëse. Për këtë arsye është shënjestruar LDK.

Partitë politike nëse e kanë seriozisht mobilizimin e masës, duhet të hapin derën edhe nëpër degë dhe të freskojnë listat e kandidatëve për deputetë dhe në nivel të komunave. 

Opozita nuk ka arritur të krijojë një narrativë të besueshme dhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë në favor të tyre. Narrativa e opozitës nuk ka qenë bindëse dhe e zëëshme. Mbetet të shihet dhe në votimet në datë në 28 sesa kanë arritur, beteja do të fitojë ai që di të artikulojë dhe të ndërtojë një komunikim me qytetarët.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!