“Politika kujdeset mos t’i shpëtojë asnjë emërim”, Gjikondi: Zaçaj në krye të Kushtetueses? Jemi bërë vend eksperimental

schedule11:59 - 20 Shkurt, 2023

schedule 11:59 - 20 Shkurt, 2023

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në studion e ABC News, rezultatin e raundit të tretë të votimit, i cili nxori fituese me 5 vota Holta Zacajn si kryetare të gjykatës Kushtetuese.

“Asnjëherë nuk kam ndonjë ide profane për kulisat e politikës dhe drejtësisë shqiptare. Nuk do cuditesha që e shtuna dhe e diela të kenë mjaftuar, për të bërë një riformatim të kësaj situate që ndodhi sot, aq më tepër për një pozicion si Gjykata Kushtetuese, që ka të bëjë direkt me parlamentin dhe me politikën shqiptare. Patjetër që politika kujdeset maksimalisht që ta ketë nën syrin e vet ose kujdesin e saj. Nuk do cuditesha të jetë edhe një zgjedhje e orientuar politikisht sic ndodh shpesh me dekada në Shqipëri për krerët e institucioneve më të larta të shtetit” -u shpreh Gjikondi, ndërsa komentoi edhe figurën e kryetares së re të Kushtetueses.

“Holta Zacaj është një emër i panjohur, nuk dua ta paragjykoj. Ka mbaruar drejtësinë në ‘98 ka pak informacion për të. E ka ofruar Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me anë të Gjykatës së Lartë. Vetëm jam skeptike, por duke qenë se jemi bërë një vend eksperimental, le të shohim edhe znj. Zacaj. Po të shohim zgjedhjet jashtë në gjykatën kushtetuese, të gjithë janë njerëz të spikatur, honorifik. Janë personalitete të spikatura prap po thyejmë rekord duke patur nje kryetare shumë të re. Di që nuk ka qenë asnjë ditë avokate në Shqipëri, s’ka qenë pjesë e gjyqësorit. Do ketë punë për t’u ambjentuar me gjyqësorin shqiptar. Politika shqiptare kujdeset që këto gjëra t’i kompensojë vetë ndaj edhe nuk do cuditesha edhe për këtë emërim.” u shpreh Gjikondi.

Ndër të tjera Gjikondi komentoi edhe plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Politika kujdeset që mos t’i shpëtojë asnjë emërim nga vëmendja dhe kontrolli. Kujdeset që të ketë lidhjet dhe fijet e saj. Të 9 anëtarët vijnë indirekt nga politika. Po të shohësh edhe mekanizmin si zgjidhen duhet parë e gjithë struktura. Nuk ka në asnjë moment pavarësi në zgjedhjen e tyre, janë të ndikuar nga politika. Druaj që nuk do kemi ndonjë cudi dhe një pavarësi të spikatur.” u shpreh më tej Gjikondi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!