Aiden Aslin dhe Sean Pinner janë dënuar me vdekje nga një gjykatë e panjohur në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia. Por ajo që do të ndodhë tani ka të ngjarë të përcaktohet më shumë nga politika sesa ligji, shkruan BBC.
Besohet se të dy burrat do të apelojnë kundër vendimit dhe sipas mediave shtetërore ruse, ata kanë një muaj kohë për ta bërë këtë. Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka nisur një hetim zyrtar mbi atë që ajo e quajti procedim “të rremë”.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss gjithashtu ka disktuar çeshtjen me homologun e saj ukrainas. As Truss nuk mund të negocionte zyrtarisht me autoritetet në Donetsk sepse Mbretëria e Bashkuar nuk e njeh Republikën Popullore si një shtet më vete.
Pra, për momentin ndoshta shpresa më e mirë mund të jetë që Aslin dhe Pinner të lirohen si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë. Dhe diçka e tillë do të përdoret nga Rusia për të ushtruar presion politik mbi Mbretërinë e Bashkuar.
/abcnews.al