Pedagogu Klementin Mile, i ftuar në ‘Tirana Live’ komentoi rikthimin e Trump në qeverisjen amerikane.
Sipas tij, rikthimi i Trump është një frymë realiste që ka munguar në vendet perëndimore. Sipas tij, konkurent i SHBA është Kina dhe se Evropa nuk është më kryesorja sepse nuk prodhon, vetëm konsumon. Lidhur me vendin tonë, Mile u shpreh se e rëndësishme për ne është të jemi në anën e duhur gjeopolitike me perëndimin.
“Ajo që ka ardhur me rikthimin e Trump është një frymë realiste që ka munguar në vendet perëndimore. Është e ndikuar edhe Shqipëria sepse kemi raporte me këta partnerë. Kemi prapë nevojë për një monitorim amerikan të punëve tona. Sigurisht që amerikanët kanë interesat e tyre, por nuk ka ndonjë gjë të keqe që të kenë interes te ne dhe t’i realizojnë me mënyrat e tyre, e rëndësishme është që ne të jemi në anën e duhur gjeopolitike.
Ka një lloj fokusi të ndryshëm i çfarë është kryesore. Evropa nuk është më kryesore, ka rënë. Kryesore është Kina sepse ajo ka aspiratë për superfuqi. Evropa nuk prodhon gjë, thjesht konsumon. Evropa nuk konkuron mjaftueshëm, nuk e ka statusin e një superfuqie ekonomike dhe në këtë sens ne po shohim që problemi i SHBA dhe konkurenca është me Kinën dhe nuk presim të hedhin sytë nga Ballkani, nga Shqipëria. Politika tani është bërë realiste. Superfuqia amerikane do të mbesi superfuqi pastaj demokraci.
Ne kemi një politikë me këmbë në tokë të amerikanëve që jep efektin e tij në Ballkan dhe në Shqipëri ku më shumë flitet për transaksione, për marrëveshje konkrete dhe jo partneritete boshe.”
/ abcnews.al

