“Politika e jashtme e Serbisë, e pavarur”/ Daçiç: S’mund të mbajmë qëndrim negativ ndaj Rusisë dhe Kinës!

schedule15:28 - 27 Shkurt, 2024

schedule 15:28 - 27 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit, Kinës dhe Rusisë.

Daçiç është shprehur se Beogradi nuk është ndikuar nga askush dhe se nuk bën politikë të ndikuar nga vende të tjera.

Ai shtoi se Serbia nuk mund të ketë qëndrim negative ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe se gjithashtu pret mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.

“Serbia udhëhiqet nga një politikë e jashtme sovrane dhe të pavarur, në përputhje me interesat e brendshme për të ruajtur integritetin territorial edhe të popullit serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Lidhur me komentet e zyrtarëve kroatë për politikën e jashtme të Serbisë, ai tha se një retorikë e tillë nga Zagrebi zyrtar nuk është për shkak të zgjedhjeve në atë vend, por “atmosfera prej vitesh ka reflektuar mendimin e zyrtarëve kroatë se Serbia është “një botë tjetër”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!