Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se politikës shqiptare i është kërkuar që të qëndrojë larg nga drejtësia.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News tha se në thelb Shqipëria është shumë më afër Europës në krahasim me Malin e Zi, megjithatë nënvizon se sipas tij problem mbetet reformat apo edhe konfliktualiteti politik.
“Mali i Zi një nga pikat më të forta që ka është pika që merret me drejtësinë. Por një nga pikat ku kritikohet Shqipëria është sërish drejtësia. Politikës i është kërkuar të qëndrojë larg punëve të Shqipërisë. Në momentin kur ka folur Rama kundër drejtësisë, ka pasur edhe reagim nga BE. Sa i përket anëtarësimit në NATO e kemi marrë 7-8 vjet para Malit të Zi. Në thelb ne jemi më afër Europës se Mali i Zi, por problemi jonë është tek reformat, konfliktualiteti polik, niveli lartë i korrupsionit…”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/


