Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Politika dhe 21 janari/ Minxhozi: PS ka obligimin, kanë kaluar 14 vite pa zgjidhje. Klosi: I vetmi instrument është drejtësia e re

schedule20:48 - 11 Mars, 2025

schedule 20:48 - 11 Mars, 2025

Analisti Skënder Minxhozi tha në ‘Real Story’ se është obligimi i PS ‘të zgjidh’ çështjen e 21 janarit sepse kanë kaluar 14 vite ku në 12 prej tyre në qeverisje ka qenë PS.

“Nikajt dhe Klosit do i thoja të njëjtën gjë, do të ishte e papërfillshme se ku ndodhej fizikisht ose në punë nëse socialistët nuk do kujtoheshin për 21 janarin  vetëm atë ditë. Është një 12 vjeçar absurd. Nëse sot është çuar në kalenda sa dhe SPAK e heq qafe, kjo ndodh se kanë kaluar 14 vite ku në 12 prej tyre ka qenë në qeverisje PS që ftoji ata njerëz aty.

Kjo parti ka obligimin dhe është e pajustifikueshme që vetëm në 21 janar t’i vendosësh lule dhe ditën tjetër sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të justifikohesh me drejtësine e re.”

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u shpreh se nuk kanë asnjë instrument gjykues përveçse drejtësisë së re I cili është produkt i reformimit në drejtësi.

“Janë ndarë pushtetet, nuk ka maxhoranca gjë në dorë, nuk kemi asnjë instrument që të gjykojmë. I vetmi instrument ishte drejtësia e re.

I vetmi produkt është reformimi tërësor i drejtësisë që të gjykojnë 21 janarin dhe të marrin vendim. Berisha e ka pranuar vetë në emisione që unë kam dhënë urdhrin dhe do godisja më shumë nëse do kalonin gardhin.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!