Vëllezërit e njohur, Mozzik dhe Getinjo kanë nisur xhirimet e klipit të tyre më të ri në Zvucër. Xhirimet e videoklipit po bëhen në Zvicrën, saktësisht në Cyrih, kështu kanë bërë të ditur dy vëllezërit përmes postimeve në Instagram.
Por, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit, kjo sepse gjatë xhirimeve policia ka ndërhyrë duke ua ndërprerë ato për një kontroll të makinave të tyre luksoze. Madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.
“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih”, në një postim të reperit.
Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje.
“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik./abcnews.al