RENEA dhe FNSH zbarkon në shtëpinë e Vis Martinajt, gjurmë nga “mbreti i lotove?”

schedule09:03 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 09:03 - 26 Dhjetor, 2022

Policia ka zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

Në videon e siguruar nga ABC shihet se dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister, por kontrollet po zhvillohen në kuadër të dosjes hetimore.

Fati i Martinajt është mister që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme,.

Në një video të publikuar më 22 shtator, në të cilën është parë për herë të fundit i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj, “mbreti i lotove” shihet i shoqëruar nga një femër dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami tashmë i arrestuar, në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Dalin pamjet, RENEA dhe FNSH rrethojnë shtëpinë e Vis Martinajt, çfarë po kërkohet?

Që nga ajo mbrëmje askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij.

Hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur./Abcnews.al/