Skena komikë të policisë së shtetit para kamerave të mediave. Efektivët kanë zbarkuar sot pothuajse në të gjithë zonat e bregdetit për të larguar çadrat dhe shezllongët që janë pa leje.
Në vend që të kryhej në një orar më të përshtatshëm, ata u detyruan të hyjnë mes pushuesve për të verifikuar vendosjen e shezllongëve. Përvec imazhit të keq, ata u përplasën me pushuesin, të cilët kanë paguar për çadrën dhe shezllongët.
Këto pamje vijnë nga plazhi i Durrësit. Shumë prej pushuesve kanë braktisur plazhin, ndërsa të tjerë, janë ndjerë të bezdisur nga prania e forcave të policisë.
“Si ika punët pronari s’më duhet po duhet njoftuar një ditë parë unë kam paguar lekët duhet të dëgjoj policin”.
“Në sabah erdhi milicia me pronarin donin të na ngrin nga plazhi ju thash i kam paguar për 10 ditë. Ju thashë nuk lëviz po nuk më ktheve paret”, ka thënë një pushues.
U deshëm 4 viktima që policia të marrë masa kur koha ka qenë e mjaftueshme për të marrë masa.
Në Velipojë pati dhe debat mes policisë dhe personave që kanë marrë lejë apo janë në proces për shfrytëzimin e plazheve. U gjetën parregullsi, por kjo pronare, e cila është dhe shtetase amerikane, e ka gjetur vendin ku do të ankohet.
“Do njoftoj ambasadën amerikane”, ka thënë pronarja. /abcnews.al