Policia ushtarake ndihmon nxënësit e familjeve në nevojë në Farkë

schedule10:54 - 15 Shtator, 2019

schedule 10:54 - 15 Shtator, 2019

Efektivët e Policisë Ushtarake u kanë ofruar ndihmë për nisjen e shkollës disa prej nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, familjet e të cilëve i kanë të pakta mundësitë ekonomike.

Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor, efektivët e Policisë Ushtarake janë kujdesur që tu ofrojnë ndihmë disa prej nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, familjet e të cilëve i kanë të pakta mundësitë ekonomike.

Gjatë takimit me nxënësit, prindërit e mësuesit, ministrja Xhaçka vlerësoi nismën e efektivëve  në ndihmë të komunitetit ku ata shërbejnë.

“Unë e them shpesh që ushtarakët mund ta kenë kuletën e vogël, por e kanë zemrën shumë të madhe dhe gjeste të tilla janë pak a shumë si ato që bëjnë prindërit për ju çdo ditë. Nuk ka rëndësi cilat janë kushtet ekonomike apo mundësitë që kemi sepse kur bëhet fjalë për fëmijët, çdo gjë bëhet me vëmendje dhe dashuri të jashtëzakonshme”.

Nxënësit e familjeve në nevojë të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura, ku panë nga afër pajisjet dhe armatimin që ushtarakët shqiptarë kanë përdorur në vite. /ABC news Abania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!