Policia turke ka sekuestruar ngarkesën e tretë më të madhe të kokainës në historinë e saj

schedule11:51 - 11 Prill, 2024

schedule 11:51 - 11 Prill, 2024

Policia në Turqi ka sekuestruar ngarkesën e tretë më të madhe të kokainës në historinë e saj, njoftoi këtë të enjte ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.

Jerllikaya ka shkruar në rrjetin social ‘X’ se gjatë një operacioni policor në tre provinca turke janë sekuestruar 608 kilogramë kokainë në formë të lëngshme dhe 830 kilogramë lëndë kimike, të cilat përdoren për prodhimin e drogës dhe se është e treta më e madhe nga sekuestrimi i kokainës në Turqi ndonjëherë.

Ai tha se policia kishte në shënjestër një bandë kriminale ndërkombëtare që dyshohet se drejtohej nga një burrë me origjinë libanezo-venezueliane, i cili ishte midis katër anëtarëve të huaj të grupit kriminal të ndaluar, së bashku me nëntë turq të tjerë.

Operacioni u drejtua nga oficerë anti-narkotikë me bazë në Kocaeli, në juglindje të Stambollit, por përfshinte gjithashtu hetime në Tekirdag, në veriperëndim të Stambollit dhe në provincën Antalia.

Sipas Jerlikaya, grupi kriminal përdorte vreshtat në Tekirdag dhe Antalia për të magazinuar kimikate dhe për të përpunuar kokainën, e cila paraqitej si pleh.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të krimit të organizuar thonë se Turqia është bërë një qendër kryesore tranziti për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë pasi kontrollet e policisë në portet si Roterdami në Holandë u bënë më të forta.

Në një raport tetorin e kaluar, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional tha se një rritje prej 44 për qind në konfiskimet e kokainës në Turqi midis 2021 dhe 2022 ishte në kundërshtim me të dhënat e konsumit të brendshëm, “duke sugjeruar qartë se vendi ka të ngjarë të shërbejë si një korridor për kontrabandën e drogës“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!