Policia tjetër reagim për vrasjen e 14 vjeçarit: Nuk ka autor të dytë në ngjarje, e bazuar në pamje filmike

schedule12:07 - 28 Nëntor, 2024

schedule 12:07 - 28 Nëntor, 2024

Policia e Shtetit ka reaguar sërish për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Përmes një njoftimi, policia shprehet se nuk ka autor të dytë në këtë ngjarje dhe gjithçka është e bazuar në pamje filmike.

Sipas policisë, autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit.

Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit.

Ndër të tjera, policia sqaron se veprimet hetimore të deritanishme të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, veprime te cilat jane të bazuara në prova të pakontestueshme për ngjarjen tragjike dhe autorësinë e saj, rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një autor, përshkruar edhe në komunikatat e Policisë së Shtetit dhe e regjistruar në materialin filmik të ngjarjes./abcnews.al