Policia spanjolle sekuestron 8 tonë kokainë në një kontejner, një i arrestuar

schedule13:54 - 13 Shkurt, 2024

schedule 13:54 - 13 Shkurt, 2024

Policia spanjolle sekuestroi tetë ton kokainë të fshehura në një kontejner në portin jugor të Algecira. Ngarkesa e kokainës, një nga më të mëdhatë e kapur ndonjëherë në Spanjë, ndodhej brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.

Me hapjen e kontejnerit, punonjësit e Mbikëqyrjes Doganore gjetën një sërë pakosh me lëndë narkotike, e cila rezultoi se ishte kokainë shumë e pastër që do të shpërndahej në Europë.

Nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në portin e Algeciras. Destinacioni i radhës ishte Portugalia, nga ku do të transportohej me rrugë tokësore për në Spanjë.

Hetimi mbetet i hapur. Deri më tani tre persona janë nën hetim, ndërsa është arrestuar një person./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!