Policia shton kontrollet/ Arrestohen 8 shoferë, pezullohen 109 patenta

schedule13:10 - 12 Mars, 2023

schedule 13:10 - 12 Mars, 2023

Policia ka shtuar kontrollet në rrugë duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe makinat e pauniformuara. 8 shoferë janë arrestuar dhe 109 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme. Nga shoferët e arrestuar, 6 prej tyre ishin në gjendje të dehur ndërsa dy pa patentë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

✅Gjatë kontrolleve, duke përdorur bazën logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

✅Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të clët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅Po gjatë kontrolleve janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuara.

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues.

✅Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabura dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie.

✅395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

✅103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!