Policia Speciale e Kosovës ka rritur praninë e saj në veri pas sulmit terrorist në Banjskë të zveçanit ku mbeti i vrarë një oficerë. Ky veprim është konfirmuar për radio Evropa e lirë Drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha.
“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm” raportohet të ketë thënë ai.
Hoxha po ashtu theksoi se auotitetet janë në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian, EULEX.
Ky vendim vjen pas afro dy muajsh pasi Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.
Asokohe forcat policore kishin shtuar praninë e tyre, pasi situata atje u përshkallëzua kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën shoqërimin e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale./abcnews.al