Policia shkel ligjin me të “dyja këmbët” në Elbasan, i “fal” efektivit 19 gjobat e makinës

schedule21:29 - 4 Nëntor, 2021

schedule 21:29 - 4 Nëntor, 2021

“Favoret” mes kolegëve e kanë çuar policinë e Elbasanit drejt shkeljes së ligjit. Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur patrullat e rendit në drejtorinë vendore të policisë Elbasan e kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët pasi i kanë lënë të lirë makinën një punonjësi të Operacionales (Sazan.A) që kishte gjoba të pashlyera.

Makina me targa “EL999*B” është konstatuar në lëvizje dhe pas verifikimit ne sistemin e gjobave ka rezultuar se ka19 gjoba te pashlyera. Si vijim shoferi dhe makina janë shoqëruar nga drejtoria vendore Elbasan por me të mbërritur aty mjeti është lënë të lëvizë i lirë, kjo sepse dikush ka ndërhyre për të shmangur detyrimet që makina kishte prej vitesh.

Nuk dihet nëse zyrtaret e rinj të drejtorisë së policisë Elbasan dhe te komisariatit të policisë Elbasan kanë apo jo dijeni për ketë rast që nxjerr në pah një lloj skandali. Kujtojmë se drejtuesit e mjeteve do të kapen me gjoba të papaguara do t’u bllokohet mjeti dhe në rast të mos shlyerjes së gjobave brenda 3 muaji do të bëhet konfiskimi. Kësisoj në rastin në Elbasan mjeti dhe leja e qarkullimit duhet të pezulloheshin nga policia rrugore, siç ndodh sot me drejtues mjetesh pa përkrahje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!