Policia serbe mbyll kampin veror, ku fëmijët mësonin aftësi ushtarake

schedule17:28 - 17 Gusht, 2018

schedule 17:28 - 17 Gusht, 2018

Policia serbe mbylli një kamp veror, i cili kishte për qëllim që fëmijët t’i mësojë për aftësitë ushtarake. Një kamp i ngjashëm ishte zhvilluar në Rusi dhe një pjesë e fëmijëve kishin marrë pjesë edhe atje. Mediat serbe alarmuan për një gjë të tille duke shtruar pyetjen se çfarë bëjnë fëmijët me uniforma. Organizatorët e mbrojtën idenë, duke thënë se leksionet janë për vlerat e vërtetë dhe traditën serbe. Por, autoritetet urdhëruan kthimin e fëmijëve në shtëpitë e tyre dhe dënuan një ide të tillë.

Kampi patritotik. Kështu është quajtur një trajnim për rreth 40 fëmijë në Serbi. Pas Rusisë, në bashkëpunim, fëmijët mësonin aftësi ushtarake në uniformat e ushtrisë së dikurshme. Alarm në media bëri që kritikat të jenë të ashpra. Organizatorët thanë se armët nuk ishin të vërteta. Këtu mësohet tradita serbe dhe ajo që mungon në shkolla.

Millan Stamatovic, Kryetar i bashkisë Çajetina: Është një kamp patritoik u fëmijët mësojnë vlerat tradicionale serbe dhe që të përgatiten për jetë dhe mbrotje të familjeve të tyre. Në sistemin shkollor më nuk ka mbrojtje, por lënd mësimore që nuk janë në frymën e traditës sonë.

Por, kjo nuk ka bindur autoritetet serbe dhe kjo duket e tepërt. Ministria e punëve të brendshme dha urdhër që ky kamp vëror të mbyllej dhe të merreshin masa.

Nebojsha Stefanovic, Ministër i Punëve të brendshme: Kemi dhënë urdhër të mbyllim kampin për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe frikës në public. Ka qenë e rëndësishme që kampi të mbyllet dhe fëmijët të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre.

Këtë kamp e dënoi edhe presidenti serb, Alleksandar Vucic, duke thënë se Serbia nuk do ta toleroj një gjë të tillë. Ai tha se k   jo nuk është krenaria e Serbisë dhe e ardhmja e fëmijëve. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi