Policia serbe e çeke arrestim spektakolar 5 anëtarëve të një bande

schedule11:43 - 11 Nëntor, 2017

schedule 11:43 - 11 Nëntor, 2017

Pesë anëtarët e një bande kriminale të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine janë arrestuar në Pragë dhe Novi Sad. Operacioni i policisë ka qenë i përbashkët mes asaj serbe dhe ceke.

Në një operacion të përbashkët të policisë serbe dhe asaj ceke janë arerstuar në Pragë dhe Novi Sad pesë anëtarët e një bande kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës. Policia ka bërë publike vetëm inicialet, moshën dhe originën e të arrestuarve, tre janë shtetas malazezë dhe rezidentë në Novi Sad, i katërti kishte dy nënshtetësi atë serbe dhe hungareze, ndërsa i pesti nënshtetësi serbe dh eceke.

Sipas të dhënave të policisë grupi i mirëorganizuar kriminal për një periudhë të gjatë shpërndante kokainënë Serbi, Hungari, Austri, Itali, Gjermani, Sllovaki dhe Republikë ceke por dhe në vende të tjera europiane

Dy prej  të arrestuarve u ndaluan në Pragë dhe iu sekuestruan 8.4 kilogramë kokainë. Përvec sasisë së drogës atyre iu gjetën dhe 110 mijë euro në cash, një automjet i llojit Porsche Panamera, një Audi A8, një Mercedes, dhe ddisa automjete të tjera./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!