Policia sekuestron 1.2 kg ar dhe municione në shtëpinë e terrorites së RAF

schedule14:47 - 8 Mars, 2024

schedule 14:47 - 8 Mars, 2024

Policia e Berlinit u befasua kur gjeti, pasi kontrolloi fillimisht shtëpinë e terroristes së arrestuar të RAF, Daniela Klette, një arsenal dhe një thesar të vogël. 65-vjeçarja Clete kishte fshehur ar, para, kallashnikovë dhe municione në shtëpinë e saj në Berlin-Kreuzberg.

Në veçanti, autoritetet gjermane gjetën 40,000 euro para cash. Por kjo nuk ishte e gjitha. Ata gjetën 1.2 kilogramë ar, me vlerën aktuale të vlerësuar në 76,548 euro.

Siç shkruan revista Spiegel, përveç sendeve me vlerë, hetuesit kanë konfiskuar edhe shumë armë: kallashnikovë të gjetur në dollap, municione, disa celularë dhe ID false, kapuç dhe “dokumente të ndryshme” që lidhen me RAF.

Arrestimi i Daniela Klette në Berlin pak para fundit të shkurtit ringjalli skenarët për zbardhjen e krimeve të pazbardhura deri më tani.

Kanë kaluar plot njëzet e pesë vjet nga vetëshpërbërja e organizatës terroriste “Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe” (RAF), e cila la pas dhjetëra viktima dhe shumë pikëpyetje.

Për dekada, autoritetet gjermane kishin humbur gjurmët e “gjeneratës së fundit” të grupit, vetëm për t’i gjetur përsëri pas testimit të ADN-së të vjedhjeve të dështuara të parave në 2015.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!