Policia e Elbasanit ka shtuar patrullat në terren në kuadër të masave anti-Covid. Efektivë të policisë po kryejnë kontrolle, ndërkohë që në 20:00 ka nisur ora policore, ku ndalohet lëvizja e qytetarëve.
Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se për pak minuta policia ka vendosur 15 gjoba për shkelje të masave.
Ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00-06:00 është në fuqi deri në datë 25 shkurt, ndërkohë që gjatë kësaj jave pritet të bëhen me dije masat e reja. /abcnews.al