Policia në Krujë ka vënë në pranga një të ri me finalizimin e operacionit të koduar policor “Krasta”. Bëhet e ditur se operacioni nisi bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një qytetar po qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Ai është lokalizuar me anë të dronit në fshatin Krastë. Pas ndërhyrjes së policisë, në automjetin tip “Golf 5”, që drejtohej nga H. S., 24 vjeç, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të operacionit, u bë e mundur që në një zonë të pyllëzuar të fshatit Krastë, të zbulohej një sipërfaqe toke në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në pranga u vu 31-vjeçari K. S., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin 24-vjeçarin e armatosur. /abcnews.al/